• |
ide | kryesore

Blater zgjidhet për herë të pestë. Tërhiqet Princi Ali bin al-Hussein

I pakategorizuar
blat.jpg


Shefi 79 vjecar i Fifa-s Sepp Blatter nuk njeh ndalesë. Princi Ali bin al-Hussein i mbështetur nga Michel Platini është tërhequr zyrtarisht para votimit të dytë për kreun e FIFA-s, duke bërë që Blatter të mbetet në ‘fron’. Më parë nga kjo garë ishin tërhequr edhe Luis Figo dhe presidenti i federatës hollandeze të futbollit. Votimi i parë për kreun e FIFA-s, mbajtur mbrëmjen e së premtes në Zurich, nuk prodhoi fitues.

Ashtu si pritej, Blatter vazhdoi të gëzojë mbështetjen e shumë vendeve të vogla dhe të varfra, duke marrë 133 vota në votim, ndërsa Ali bin al-Hussein ka mbështetjen e plotë të Europës, por u ndal te 73 votat.

Për pasojë, duhej të zhvillohej një tur i dytë, ku fitonte kandidati me një votë më shumë, por gjithçka u ndal pas lajmit për fitoren në tavolinë të "pronarit" të FIFA-s, që fiton mandatin e pestë.

“Dua të falënderoj të gjithë atë që votuan për mua dhe treguan guxim”, u shpreh princi, ndërsa triumfuesi i përjetshëm Blatter e ka falënderuar dhe ka premtuar sërish: “Do të jem në komandë të kësaj varke të quajtur FIFA dhe do ta nxjerr në breg”.

Në një intervistë për francezen L’Equippe, Platini pati del hapur kundër Blatter-it: “Unë nuk kam të drejtë të votoj, por personalisht besoj te Prince Ali. Jam i bindur që Ali, të cilin e njoh personalisht prej vitesh, do të ishte një president i shkëlqyer i FIFA-s. Ai i ka të gjitha cilësitë, është president i federatës arabo-saudite prej 15 vitesh, ka një eksperiencë të madhe dhe ka qenë zëvendës-president i FIFA-s, duke parë gjithë problemet dhe deformimin e FIFA-s në vitet e fundit”.

Në fund, Blatter ka premtuar se në vitin 2019 nuk do të kandidojë më. Do të jetë 83 vjeç…megjithëse edhe para 4 vitesh kishte premtuar të njëjtën gjë.