• |
ide | kryesore

Luana në rrezik. E ka marrë inat Lori Hoxha

Arkiva, Paparazzi
luana_8632.jpg


Pozitat e bukuroshes Luana Vjollca, janë tronditur ndjeshëm brenda Top Channel. Dhe arsyeja e kësaj nuk është as një gjë e vogël, as kalimtare. Ajo gjendet në syrin e ciklonit pasi trashigimtarja e pronarit të kësaj kompanie, Lori Hoxha, e cila po bëhet përditë e më prezente në vendimet për programet e spektaklit në TCH, e ka marrë inat. Thashethemet thonë se Lori nuk e duron dot protagonizmin e Luanës dhe as prezencën e saj në mediat sociale. "Ajo është një prodhim i televizionit tonë dhe nuk mundet t shfrytëzojë këtë background, për interesat e saj personale" mësohet të ketë thënë Lori e cila po këmbëngul për një spostim nga ekrani të Luanës sezonin e ardhshëm televiziv.