• |
ide | kryesore

Ja si e presin beben e Ilva Tares shoqet e saj

Arkiva, Paparazzi
ilvaa.jpg


Gazetarja e njohur Ilva Tare ka vendosur të organizojë mbrëmjen e djeshme një babyshower pak ditë para se të bëhet nënë. Në festën paraprake të mirëseardhjes së fëmijës së parë të gazetares me deputetin Eduart Selimi kanë qënë të pranishme disa prej mikeshave të saj dhe siç duket edhe nga fotoja kodi i veshjes ka qënë ngjyra e bardhë. Ilva Tare është në javët e fundit të pritjes së ëmbël për të sjellë në jetë fëmijën e parë me partnerin e saj dhe mësohet se çifti do tëbëhen prindër të një vajze. Shtatzënia e gazetares u bë publike në muajin Janar të këtij viti, kur Tare ishte në muajin e katërt të shtatzënisë.