• |
ide | kryesore

Paul Pogba: “Jam i lumtur tek Juve do të qëndroj”

I pakategorizuar
pogba6.jpg


Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba ka thënë se është i kënaqur në Juventus dhe se nuk dëshiron të largohet prej andej. Ai ka thënë se finalja e Berlinit nuk do të jetë e fundit me Juventusin. “Njerëzit mund të mendojnë çfarë të duan. Unë nuk pendohem. Jam i lumtur këtu. Jam në finale të Ligës së Kampionëve dhe gjithmonë kam dashur të luaj ndeshje të tilla”, tha Pogba për Sportmediasete. “Kjo është finalja ime e parë dhe jam i fokusuar në të. Jam mirë fizikisht. Jam gati”, vazhdoi ai. “Ne të gjithë e dimë se Barcelona ka sulmin më të mirë në botë. Ne duhet të jemi agresiv dhe ndoshta të kemi fat. Ne e dimë se nuk jemi favorit, por ne do të japim gjithçka. Është një finale dhe ju kurrë nuk mund ta dini”. /Express/