• |
ide | kryesore

Ironia, Rita Ora bllokohet në Kosovë

Arkiva, Paparazzi
poison rita.jpg


Video e re e yllit të muzikës botërore e publikuar paraditen e së mërkurës nuk mund të shihet në vendlindjen e saj, Kosovë. Sipas Express, ‘youtube’ ka bllokuar shikimin e këngës “Poison” në territorin Kosovar. Më tepër se sa platforma online e videove, duket se ky bllokim vjen nga kompania që ka të drejtën e publikimit të videove të Rita Orës në ‘youtube’.

Nuk dihet nëse qytetarët kosovarë janë privuar qëllimisht të shohin krenarinë e tyre në botë, ama ankesat në rrjetet sociale  kanë qenë të shumta.