• |
ide | kryesore

Anjeza Maja, fytyra e re e TVSH

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Nuk kaluan shumë kohë dhe duket se Anjeza Maja e gjeti sërish pozicionin e saj të mirë në media. Pas largimit pa bujë nga Agon Channel, për të cilin la ekranin e Tv Klan, ish-miss Albania është shfaqur ditët e fundit në ekranin e tv publik TVSH, si prezantuese e lajmeve kryesore të orës 20:00. Jo më si moderatore spektaklesh, por kësaj here në rolin serioz të gazetares së studios, Anjeza Maja duket se është bërë pjesë e reformave që flitet se do t’i nënshtrohet TVSH. Institucioni i tv publik pritet që këto javë të ketë edhe drejtuesin e ri, që do të përzgjidhet nga një konkurs 10-ditor. Për postin e drejtorit të ri të TVSH është përfolur në media shkrimtarja Elvira Dones.