• |
ide | kryesore

Gënjen të dashurën se po shkon me pushime, martohet me një tjetër (foto)

I pakategorizuar
cisse.png


Nuk ka dyshim se tradhtitë e futbollistëve janë nga më të larmishmet. Britanikja “Daily Mail” shkruan se sulmuesi i Newcastle, Papiss Cisse i tha të dashurës së tij Rachelle Graham se po nisej me pushime. Por, kjo ishte vetëm një gënjeshtër, pasi 3 ditë më vonë ai u martua me 29-vjeçaren Diallo Awa, volejbolliste senegaleze. “Më tha që do shkonte me pushime, por pasi nuk iu përgjigj telefonit tim për 3 ditë hyra në internet. Aty pashë që ishte martuar me dikë tjetër. Nuk e besoj si nuk më tha për këtë gjë”, – tha 24-vjeçarja Graham.