• |
ide | kryesore

Si e hoqi Shekulli lajmin për Lorin e Top Channel

Arkiva, Paparazzi
lori shekulli.JPG


Një lajm i bujshëm, zbuluar “vetëm” nga ‘Shekulli’ duket se ka rezultuar falso dhe i rrezikshëm… përderisa vetë gazeta e deputetit Koço Kokëdhima, ndryshoi pas pak orësh titullin bombastik që atakonte trashëgimtaren e Top Channel. Në kurriz të Lori Hoxhës për ta shitur artikullin si bombastik, gazeta “Shekulli” ndryshoi kontekstin e përshkrimit që vetë Lori i kishte vënë fotos së postuar në Instagram. Jo vetëm kaq, gazeta e deputetit socialist pretendoi se kish zbuluar dhe mesazhin e fshehtë që përmbante postimi i 22-vjeçares. Sipas shkrimit të “Shekullit”, Lori e quante “k*rvë” luanën dhe se me “bish”, ajo i referohej fjalës anglisht– “bitch”, që do të thotë k*rvë. Më shumë se për sherrin që kërkoi të përfshijë vajzat, pas korrigjimit, duket se shkrimi ka përplasur dy mediat pranë qeverisë.