• |
ide | kryesore

Videomesazh nga Ronaldo: Më lini të qetë!

I pakategorizuar
roni.PNG


Sulmuesi i Real Madrid, Cristiano Ronaldo nuk fliste prej kohësh për mediat, por mediat nuk kanë reshtur për lajme me të. Megjithëse me pushime ai ka bërë një videomesazh që e ka shpërndarë në rrejtet sociale. Në fillim i ka falënderuar fansat për mbështetjen, por ka kërkuar që ta lënë të qetë.

“Përshëndetje fansa, ky mesazh është për ju. Ju falënderoj që me keni përkrahur këtë vit, i cili ka qenë shumë i vështirë, por ju gjithmonë keni treguar besnikërinë tuaj. Nuk e di pse jam duke e bërë këtë video, pasi nuk jam duke folur për mediat, por dua të flas për atë që është duke u thënë për mua në javët e fundit, ku mediat janë duke u treguar të ashpra me mua, kinse unë kam të dashur të re, ditë pas ditës. Vetëm lërmëni të qetë, lërmëni të bëjë punë time që e bëj vit pas viti. Mos tentoni të ma dëmtoni imazhin tim, pasi nuk do të ja arrini. Pra ky është një mesazh për ju që jeni më mua, ditë pas ditës, muaj pas muajit, vit pas viti. Faleminderit shumë” – thotë Ronaldo.