• |
ide | kryesore

Bora Kokëdhima: Jam pro legalizimit të Cannabis në Shqipëri

Arkiva, Paparazzi
bora kokedhima cannabis.jpg


Vajza e dytë e deputetit socialist Koço Kokëdhima ka pranuar për herë të parë se mbështet nismën e të atit, pro legalizimit të marijuanës.

“Bëmë baba të të ngjaj”, – shprehja e njohur, duket se po funksionon në rastin e 23-vjeçares, që është futur rishtas në biznes. Ashtu si edhe deputeti socialist, Bora mendon se legalizimi i cannabis-it në shërbim të industrisë farmaceutike, do të çonte në rritje të ekonomisë shqiptare.

Në një intervistë për Abc News, Bora Kokëdhima, tregoi genin e biznesmenes, kur foli për këtë argument. “Jam pro legalizimit sepse ekonomia do të fuqizohej dhe femrat do të kishin më shumë para për të blerë veshjet e mia.” – tha stilistja e re e cila së fundi ka çelur dyqanin e saj të ‘high-fashion’, Savage.

Ndiqni prezantimin e linjës së veshjeve ‘Made in Albania’ dhe intervistën e Bora Kokëdhimës për Abc News :