• |
ide | kryesore

Olti Curri qan hallin e kolegëve të Agon Channel

Arkiva, Paparazzi
olti fb.jpg


Gazetari i Top Channel është shprehur publikisht në mbështetje të kolegëve të tij, të cilët punojnë në ekranin që rrezikon të mbyllet. “Mendimi im shkon për punonjësit që janë të parët që preken profesionalisht dhe ekonomikisht nga situata të tilla. Dua të shpreh mbështetjen time për kolegët dhe gjithë stafin teknik që punon në Agon Channel në këto momente që po rrezikohet seriozisht vendi i tyre i punës dhe gjithë sakrifica për të qëndruar në tregun mediatik. Është detyra e autoriteteve që të sqarojnë pozicionin përballë ligjit të themeluesve të këtij televizioni.”- ka shkruar në faqen e tij në facebook, opinionisti i BBA.

Komentuesit i kanë treguar Oltit se “ata që punojnë tek Agon Channel kanë marrë para sa për gjithë jetën”. Por, gazetari ka shpjeguar se niveli i pagesave të larta në Agon Channel ishte për thjesht 3% të punonjësve, ndërsa gazetarët e terrenit, montazhierët etj, janë paguar më pak.

Gjëndja e tregut mediatik pritet të bëhet edhe më kaotike, pasi brënda një kohe shumë të shkurtër duket se po mbyllen dy ekrane ku punojnë jo pak profesionistë. Pas Albanian Screen që deklaroi falimentin javën e shkuar, së fundi Agon Channel-it po i sekustrohen aksionet.