• |
ide | kryesore

Oni Pustina, së shpejti babai i një vajze

Arkiva, Paparazzi
linda oni.jpg


Më në fund, pas një periudhe gati 5-vjeçare së bashku, Oni Pustina dhe Linda Poda do të bëhen prindër. Lajmi është zbuluar në sfilatën e fundjavës së shkuar, ku balerina parakaloi e veshur me fustanin e bardhë, por me barkun e fryrë që të binte menjëherë në sy.

Edhe pse me një diferencë të madhe në moshë (ajo poshtë të tridhjetave dhe ai mbi të dyzetat), duket se çifti i lidhur në spektaklin “Dancing with the Stars”, ka gjetur balancën, duke projektuar një bebe në jetën e tyre. Thuhet se Linda është 6-muajshe shtatëzënë  ndërsa bebi që rritet në barkun e modeles është vajzë.