• |
ide | kryesore

Olta Gixhari, seks, balet dhe teatër (foto)

Arkiva, Paparazzi
olta3.jpg


I kanë mjaftuar vetëm pesë minuta për t'i vënë "zjarrin" skenës së Teatrit Kombëtar. Një puthje lesbike, prekje sensuale dhe frymëmarrje plot epsh, u shfaqën papritur mu në mes të spektatorëve. Ndërsa ngjarjet ndodhnin në skenë, papritur, me një zë kumbues dhe e ndriçuar nga një projektor, në mes të publikut fanepset Olta Gixhari, biondja fatale, e cila në pak sekonda shpërthen një erotizëm që kulmon me puthjen në buzë që ia jep plot pasion aktores tjetër që ka përballë.
Skena e Gixharit, shënoi një kulm në shfaqjen e Arian Sukniqit, "Penetrimi i shpirtërave". Koreografi i njohur, tashmë edhe në rolin e regjisorit, bazuar në tekstin erotik dhe pasionant të Rita Petros, kishte miksuar në skenën e Teatrit Kombëtar një shfaqje poetike- dramatike me një balet impresionues. Një balet ku padyshim shkëlqeu çifti i balerinëve shqiptarë që janë solistë në Teatrin e Baletit të Athinës.
Por nuk mund të mos shkëlqente edhe Olta Gixhari, e cila pas momentin sensual, kapërceu në skenë dhe për afro 4 minuta u shfaq në një dimension tjetër. Atë të një balerine që plot epsh dhe erotizëm kalonte në krahët, këmbët dhe trupat e tre balerinëve të tjerë. Një befasi për Gixharin, e cila atë skenë e njeh me pëllëmbë, por ku ka dalë vetëm për luajtur teatër dhe jo për të treguar se di të bëjë dhe balerinën. Ose më mirë për të treguar se nëse i vihet diçkaje, do ia dali patjetër ta realizojë. Shfaqja e Sukniqit ishte një provë.