• |
ide | kryesore

Zbulohet i dashuri misterioz i Luanës?

Arkiva, Paparazzi
luana pikepyetje.jpg


Udhëtimi i fundit i bukuroshes së Top Channel drejt Italisë, duket se ka hedhur dritë mbi misterin e jetës së saj personale. Luana Vjollca, e cila deri më tani e ka mohuar të jetë e përfshirë në një histori dashurie, thuhet se pushimet në Capri, i ka kaluar nën shoqërinë e një mashkulli. 

Burime të lapsi.al nga ishulli i Capri-t, tregojnë se panë Luana Vjollcën në çift. Sipas përshkrimeve të atyre që rastisën në portin e qytetit mëngjesin e dy ditëve më parë, djali që shoqëronte prezantuesen, është rreth të tridhjetave, esmer dhe simpatik. Çifti dukej i afërt me njëri-tjetrin dhe nga raporti mes tyre, dyshohet se kanë diçka speciale. 

Luana Vjollca, postoi në IG foto nga udhëtimi në Capri por pa zbuluar se me kë kaloi këto ditë pushimi, duke e ruajtur për vete dhe mashkullin misterioz, intimitetin e ditëve romantike.