• |
ide | kryesore

Jozefina e studion Edi Ramën deri në detaj

Arkiva, Paparazzi
jozefina mbyllje.jpg


Të gjithë jemi dëshmitare kur ish-kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli tregohet e mprehtë dhe nuk kursehet me kryeministrin Rama. Por kjo, me sa duket, zonjës shkodrane i kushton jo pak. Për të qenë aq e drejtëpërdrejtë dhe thumbuese, duhet të studiosh çdo veprim të kundërshtarit. Madje, nëse nuk bindesh për atë që po të shohin sytë, bën mirë ta zmadhosh. Ose më mirë, zëvendësoje telefonin me një ipad më të madh, në mënyrë që të kapësh edhe detajet më të imëta, që mund të të bëjnë punë. 

Jozefina Topalli duket se është fiksuar gjatë seancës së sotme tek profili në facebook i kryeministrit Rama, i cili u sulmua nga komentues të shumtë për shkak të restaurimit skandaloz të Hamamit të Krujës.