• |
ide | kryesore

Armina Mevlani e preferuara e Dolce & Gabbana

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Ka mjaftuar vetëm një set fotosh për blogun e saj dhe me sa duket, ish-miss Albania ka goditur në shenjë. Armina Mevlani është pikasur nga Stefano Gabbana, gjysma e “Dolce & Gabbana”, i cili nuk ka qëndruar indiferent ndaj hireve të bukuroshes shqiptare. Jo rastësisht, stilisti i njohur italian zgjodhi të postojë në Instagramin e tij, foton ku Armina shfaqet me një look total identifikues Dolce & Gabbana. Komentuesit duken entuziastë, madje propozojnë që Stefano Gabbana ta zgjedhë 24-vjeçaren si imazh të markës së njohur ‘high fashion’.