• |
ide | kryesore

Çiljeta: Nga PD nuk kam marrë ftesë për koncert, për LSI-në këndova falas

Arkiva, Paparazzi
cili bero.JPG


Lajmi se Çiljeta këndoi në festën e LRI-së në Durrës u komentua në media si “tradhëti” e këngëtares kundrejt Partisë Demokratike. Por, me sa duket e vërteta është ndryshe, pasi vetë 30-vjeçarja e ka mohuar se koncerti ku këndoi, ka të bëjë me rradhitjen krah LSI-së në zgjedhje. “Unë jam Demokrate dhe e kam shprehur hapur simpatinë time për PD, por prej tre vjetësh nuk jam më pjesë aktive e kësaj partie”, mësohet të ketë thënë së fundi këngëtarja. “Tek aktiviteti i LSI-së këndova pa lekë, pra nuk jam paguar pasi djalin që organizoi koncertin e kam mik”, – rrëfen Çiljeta, si për të hedhur poshtë zërat që folën për “blerje” të saj, nga Lëvizja Socialiste për Integrim.