• |
ide | kryesore

Dhurata e Ramës për gazetarin Drini Zeqo

Arkiva, Paparazzi
11418917_10155650354785322_7577628928024855124_n.jpg


Sot u publikua një video ku Qazim Sejdini, kandidati i mazhorancës për Bashkinë Elbasan, u bënte shantazh gazetarëve për të qenë të kujdesshëm me të pasi interesant e pronarëve të tyre ishin të lidhura pazgjidhshmërisht me pushtetin. Por nga tjetër kryeministri Rama duket më miqësor me gazetarët. Të paktën po të nisemi nga gjesti i tij i fundit. Ai ka uruar gazetarin Drini Zeqo për ditëlindje, madje i ka bërë edhe dhuratë një palë butona për këmisha. Butonat kanë të gdhendur stemën e Kryeministrisë. Këtë dhuratë të Ramës, gazetari Zeqo e ka bërë publike në faqen e tij në Facebook, ku natyrisht s’kanë munguar as komentet e ndjekësve të tij./Lapsi.al/