• |
ide | kryesore

Dren Abazi pranë varrit të mikut të tij

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Kantautori kosovar Dren Abazi, me sa duket është adhurues i muzikës së grupit The Doors. Në foton që shpërndau për miqtë e tij në ‘facebook’, Dreni shfaqet pranë varrit të liderit të ndjerë të The Doors, Jim Morrison. Këngëtari nga Prishtina, e ka shfrytëzuar udhëtimin në Paris për të vizituar një prej vendeve më të njohura e më të frekuentuar nga turistët. Me vargjet e një prej këngëve të famshme të bandës së rock-ut, Dren Abazi ka sjellë në mendje kujtimin e legjendës së muzikës.