• |
ide | kryesore

Flori dhe Elvana pranojnë lidhjen?

Arkiva, Paparazzi
flori-elvana.jpg


Jo, jo. Deri më tani, asnjëri nga ty dy nuk e ka pranuar se kanë diçka më shumë se profesionale me njëri-tjetrin. Dy bashkëpuntorët e hiteve të muzikës shqiptare janë përfolur shpesh në media për një raport intim mes tyre, por edhe kësaj here kantautori ka mohuar gjithçka, duke thënë se me Elvana Gjatën, e lidh vetëm miqësia dhe puna.

‘’Unë kam qenë shumë i afërt prej vitesh me të dhe akoma jam shumë i afërt fatmirësisht, jo vetëm si bashkëpunëtor, por edhe si mik, edhe si dy njerëz që e duam shumë njëri-tjetrin, e respektojmë, ia njohim vlerat, ia njohim veset, jemi shumë mirë.

Spekulimet mbi Elvanën është një arsye shumë e mirë, se kur shikon dy njerëz bashkë, madje ne kemi filluar edhe t’i kursejmë vetes ndonjë përqafim që miqësisht e jepnim gjithmonë.

Tani e kursejmë për faktin se dikush mund të fotografojë, të shohë…

Sa i përket dashurisë, mund të them se akoma jam i padashuruar’’, mësohet të jetë shprehur së fundi Flori në një intervistë për mediat kosovare.

Elvana Gjata e cila falë Florit gëzon sot e kësaj dite pozita nga më të mirat në show biz, duket se ndan të njëjtin mendim. Edhe këngëtarja nga ana e saj, ka mohuar zërat për një lidhje dashurie, që për hir të së vërtetës, përflitet edhe në rrethet e tyre shoqërore.