• |
ide | kryesore

Anastacia konfirmon datën e koncertit në Tiranë, priten surpriza dhe këngëtarë të tjerë

Arkiva, Paparazzi
anastacia concert.jpg


Lajmi ekskluziv i pak javëve më parë që lapsi.al transmetoi, është konfirmuar së fundi edhe nga vetë artistja me famë botërore, Anastacia. 46-vjeçarja e cila këtë verë do të prekë disa prej qyteteve europiane përmes turneut “Resurrection Tour”, ka shpallur listën zyrtare të koncerteve ku siç shihet, përfshihet edhe Tirana. Koncerti do të mbahet më 25 gusht në stadiumin “Qemal Stafa”, ndërsa burime për lapsi.al zbulojnë se këngëtarja amerikane u tregua entuziaste teksa mes Shqipërisë dhe Maqedonisë, zgjodhi të vijë në vendin tonë edhe pse organizatorët maqedonas i bënë një ofertë më të madhe. Por, deri në fund të verës priten surpriza të tjera. Organizatorët shqiptarë premtojnë se do të kenë të tjerë artistë të njohur të cilët do të ngjiten mbrëmjen e 25 gushtit në skenën madhështore të koncertit të Anastacia-s në Tiranë. Biletat do të dalin shumë shpejt në shitje dhe çmimet do të variojnë nga më të lirat deri tek më të shtrenjtat, për pozicionet VIP.