• |
ide | kryesore

Dedikimi i Blendi Klosit për bashkëshorten: 8 vite në drejtimin e duhur

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Në përvjetorin e martesës, ministri i Mirëqënies Sociale nuk ka surprizuar vetëm Norën, bashkëshorten e tij, por edhe kolegët e saj, kur panë tufën gjigande me trëndafila të kuq, që i erdhi në ambientet e punës. “8 vite në drejtimin e duhur”, është dedikimi origjinal i Blendi Klosit, që më shumë se një urim i thjeshtë, duket se konfirmon dashurinë e tij për Norën me të cilën ka dy fëmijë. Kësaj here, slogani i PS për zgjedhjet lokale duket se i ka ardhur në ndihmë, për të treguar se kur bëhet fjalë për gratë, ashtu si Kryeministri Rama deklaroi në Top Show: “pas martesës me Lindën u futa në drejtimin e duhur”, edhe për Blendi Klosin bashkëshortja Nora është e duhura.