Ky është pa dyshim rasti unik në historinë e zgjedhjeve shqiptare ku humbësi uron dhe feston fitoren e kundërshtarit. Kandidati i PD-së Halim Kosova duket se ka lënë pas hidhërimin e disfatës dhe i është bashkuar një grupi të rinjsh të strukturave të FRESSH-it, për të harruar gjithçka. Respekti për figurën e mjekut të njohur që kandidoi përballë kryetarit të ri të Bashkisë, Erion Veliaj, është përshëndetur nga vetë të rinjtë të cilët postuan foton në facebook.
Halim Kosova feston fitoren e Erion Veliajt me të rinjtë e FRESSH-it
Arkiva, Paparazzi
![image.jpg](https://lapsi.al/wp-content/uploads/2015/06/image_373.jpg)