• |
ide | kryesore

Çfarë i ndodhi Lori Hoxhës në Rinas? Shan plehra doganierët

Arkiva, Paparazzi
lori-nerva.jpg


Pushimet e trashëgimtares së Top Medias duket se nuk kanë përfunduar mirë. Lori Hoxha bashkë me të motrën Sarën dhe Ledionin, udhëtuan së fundi drejt ishujve grekë për ca ditë pushimi, por kthimi në atdhe, nuk ka qenë aspak i këndshëm.

Kjo, jo sepse pas pushimeve kur i rikthehesh “realitetit”, çdokujt i mungon argëtimi i ditëve të shkuara dhe aktiviteti normal duket i pamundur, por shkaktarët kanë qenë punonjësit e doganës së Rinasit, të cilët e kanë irrituar pa masë Lorin. Duhet të ketë qenë një incident jo i vogël ai që ka detyruar 22-vjeçaren të reagojë në ‘snapchat’, ku postoi foton nga aeroporti i Tiranës. 

Lori Hoxha ofendon doganierët shqiptarë duke i quajtur plehra, por nuk dihet se çfarë kanë bërë ata për të merituar sharjet e trashëgimtares së Top Channel.