• |
ide | kryesore

Mediat kosovare: Edi Rama kopjon Hashim Thaçin

Arkiva, Paparazzi
thaci faleminderit.jpg


Që Kryeministrin e kemi artist dhe të talentuar kur vjen puna tek fasada, kjo është e dukshme madje dhe e komplimentuar. Por, frymëzimi apo kopja, siç e quajnë mediat kosovare, të buronte nga kolegu i tij Hashim Thaçi, këtë nuk na e priste mendja. Kështu, kosovarët pretendojnë se Edi Rama kopjoi liderin e PDK-së i cili po ashtu zhvilloi një fushatë të kënaqëshme, që i solli pak a shumë fitoren e tretë rradhazi Hashim Thaçit.

Foto që ish-Kryeministri kosovar Thaçi shpërndau për votuesit pas fitores, duket se është kopjuar nga Kryeministri Rama i cili po ashtu si kolegu i tij postoi një “Faleminderit” të madhe. Miqësia mes Ramës dhe Thaçit është e njohur, e po ashtu duket se kreativiteti është një pikë tjetër e përbashkët.