• |
ide | kryesore

A po tërhiqet Elvana Gjata nga muzika?

Arkiva, Paparazzi
elvana 1.jpg


Një nga këngëtaret më popullore e të pëlqyera nga publiku shqiptar, ka rënë në qetësi. Elvana Gjata e cila nisi karrierën rreth një dekadë më parë, vazhdon të mbetet ndër më të klikuarat në internet, mban koncerte të shumta kryesisht jashtë vendit, por me këngët e reja duket se nuk i ka punët mirë. Pas publikimit të videos së Kombëtares “Kuqezi je ti”, 27-vjeçarja është parë të merret me promocionin e veshjeve të stilistit Valdrin Sahiti, ndërsa këto ditë flitet se do të hapë një dyqan nusesh. Duke mos dashur t’i bëjë gjëerat me bujë, por të lërë vetë punën e saj të flasë, me përfshirjen në biznes, duket se Elvana Gjata po braktis pak nga pak profesionin e saj si këngëtre. 

Urojmë që zërat se Elvana do t’i përkushtohet më shumë eventeve të dasmave dhe më pak muzikës, mos jenë të vërtetë. Për ndryshe, me prurjet e vajzave të reja që vijnë dita-ditës kryesisht nga Kosova, ajo rrezikon pozitën e favorshme, që e mban edhe për meritë të producentit të saj, Florit.