• |
ide | kryesore

Çiljeta bëhet police, kryeson forcat speciale OTR

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


U kthye në legjendë klipi me Noizyn “Gangsta Love”, por me sa duket pas gati dy vitesh punë, shumë shpejtë bashkëpunimi i tyre do të jetë gati për fansat. Frymëzuar ndoshta nga atmosfera e fundit e krijuar nga forcat speciale në Lazarat, Çiljeta dhe banda e saj OTR, kanë përfunduar xhirimet e videos pikërisht me një skenë të tillë. Këngëtarja shihet e rrethuar nga reperi dhe kolegë të tjerë të familjes muzikore, teksa janë veshur si policë në gati për ndonjë aksion kundër krimit. Përballë një efektiveje kaq sexy sa Çili, çdo keqbërës do të vetëdorëzohej!