• |
ide | kryesore

Ku kanë përfunduar fotot e rrezikshme që tërbuan Adelina Ismailin?

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Fotot intime të këngëtares Adelina Ismaili me një person tjetër, të cilat u konfiskuan në veturën e Enver Sekiraçës në vitin 2006 nga Policia e Kosovës, nuk dihet ende se ku kanë përfunduar, shkruan sot Koha Ditore.
Javë më parë trupi gjykues, gjatë gjykimit që po zhvillohet kundër Sekiraçës, pati kërkuar nga Prokuroria që të zbulohej fati i këtyre fotografive.
Ato, nisur nga pretendimet e Prokurorisë dhe deklaratat e dëshmitarëve, ishin përdorur prej të akuzuarit për ta shantazhuar këngëtaren për vite me radhë.
Në seancën e mbajtur të premten, prokurori Andrew Carney ka dorëzuar një raport të policisë, përmes të cilit bëhet e ditur se ato fotografi pas konfiskimit i ishin kthyer sërish të akuzuarit.
“Këto fotografi i janë kthyer të pandehurit dhe pastaj ai është liruar nga paraburgimi”, ka thënë prokurori.
Duket se për këto foto fliste dje Adelina Ismaili, e cila reagoi ashpër përmes një statusi në facebook, ku i drejtohej atyre që e shantazhojnë, ta lënë të qetë se për ndryshe do të jetë ajo që do t’i nxjerrë të palarat në shesh.