• |
ide | kryesore

Nicole Scherzinger në Mykonos, mediat flasin për lidhje me Blerim Destanin

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Ylli i Pussycat Dolls është fotografuar së fundi nga paparazzi-t në ishullin grek duke kaluar ditë pushimi me miqtë e saj. Këngëtarja e njohur për pjesëmarrjen në jurinë e X Factor, shfaqet e “maskuar” me syze, por bukuroshja 36-vjeçare nuk i ka shpëtuar fokusit të aparatit “spiun” që e ka fotografuar në portin e jahteve, aty ku me sa duket ka qenë i pranishëm edhe aktori shqiptar Blerim Destani. Mediat kosovare po shkruajnë se ata të dy janë shoqëruar bashkë në Mykonos, por burime për lapsi.al thonë se Blerimi nuk ka lidhje me ish të fejuarën e Lewis Hamilton, siç shihet edhe nga dinamika e fotove. Blerim Destani gjendet në Mykonos me mikun e tij, futbollistin Pajtim Kasami.