• |
ide | kryesore

Albana Osmani tallet me grekët: “Hajde, kush është për Shqipëri se u mbush furgoni”

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Kriza dhe problemet e fundit në shtetin fqinj, duket se nuk i kanë shpëtuar as prezantueses së ëmbël të Top Channel, e cila ka vizituar ditët e fundit Selanikun. Albana Osmani nuk e ka kursyer ironinë në postin e saj në IG, ku lë të kuptohet se Shqipëria është vendi i duhur e bujar që do të mirëpriste grekët për t’u shmangur nga kriza. Vetëm se, batutën pasuese duket së e ka thumbuese, kur shkruan se transporti për në Shqipëri ofrohet me furgon, në kontrast me luksin që aplikojnë grekët.