• |
ide | kryesore

Egoizmi i Sonila Meços për ditëlindje

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Të rrallë janë ata që urojnë vetëvten për ditëlindje, por në këtë grup me sa duket bën pjesë edhe gazetarja e Agon Channel. Në këtë 3 korrik, Sonila Meço ka marrë mesazhe nga bashkëpunëtorë e ndjekës të programeve të saj dhe pavarësisht kësaj, 38-vjeçarja nuk i ka lënë mënjëanë lajkat për veten. Urim që tingëllon më shumë se personal, gati delirant, po të kemi parasysh se ai i drejtohet vetes, publikisht në IG. Foton gjysmë-portret, Sonila e shoqëron me mesazhin "Unë, vetja ime dhe unë, çdo 3 korrik", – duke vulosur në njëfarë mënyre, thashethemet që flasin për dashurinë e jashtëzakonshme që prezantuesja ka për veten.