• |
ide | kryesore

Pse hesht Forumi i Trashëgimisë? Intelektualë apo mercenarë?

I pakategorizuar
forum222i.jpg


Tirana po rrezikohet sërish nga vullneti i njëshit, ose për t'u shndërruar, siç thoshte dikur Fatos Lubonja në TI-RAMA, pra në një qytet që transformohet sipas dëshirave të një piktori të pafat që do të lërë emër duke shenjuar gjurmët e tij në dëm të trashëgimisë kulturore të qytetit. Sot kryeministri Rama ka paraqitur një plan të tmerrshëm i cili i ambalazhuar me emrin joshës të portës hyrëse të kodrave të Liqenit, mëton të transformojë katërcipërisht sheshin përpara Universitetit. Konkursi i shpallur dhe projektet e paraqitura tashmë (shiko fotot në rubrikën lajme Lapsi.al) janë ide më shumë se të guximshme që shuajnë memorien historike dhe shkatërrojnë imazhin e një sheshi që mban vulën tipike të arkitekturës fashiste italiane.

A mund të bëhet kaq papritmas dhe pa një debat publik një ndërhyrje e tillë? A mund t'i nënshtrohet ajo tekave të një njeriu të vetëm? Këto pyetje bëhen edhe më të rënda po t'u shtosh atyre edhe faktin se gjithçka u përgatit në fshehtësi duke lënë të kuptosh se prapa fshihen interesa të mëdha. Nëse Rama do të qe i bindur që kjo qe një nismë e pranueshme nga publiku ai do ta kishte hedhur idenë e tij në fushatë, por gjatë saj nuk u fol asnjë fjalë. Dhe tani, vetëm pak ditë pasi zgjedhjet kanë mbaruar, shfaqen projektet që nuk janë bërë sot, por qëndronin të gatshme që kur Erion Veliaj përgjërohej për mbrojtjen e Tiranës.

Pyetja që shtrohet pas kësaj është: mirë kjo mund të jetë një tekë qeveritarësh, po ku janë zërat e "intelektualëve të pavarur" që kanë buçitur aq fort nën ombrellën e forumit të trashëgimisë kulturore? Ku janë ata që kanë ngritur kauza dhe kanë filluar peticione që nga historia e piramidës e deri tek prekja e çdo guri të lashtë? Po bëhen disa raste që ata heshtin. Si në ndërtimin e kullës në qendër të Korçës. Si në rastin e punimeve që po prekin një tjetër kryevepër të arkitekturës italiane të viteve 30, godinën e kryeministrisë. Me këmbënguljen e Ramës, kryeministrisë sot po i preket jo vetëm holli i brendshëm, por edhe fasada e jashme ku po ngrihet një strehë mbi derë. Pyetja që shtrohet është: me miratimin e kujt bëhen këto ndryshime, apo thjeshtë me delirin e njëshit që vendos për gjithçka? Dhe më tej akoma: pse ka rënë squk forumi i Trashëgimisë Kulturore. Pse nuk flasin ata që përgjëroheshin për traditën, apo ata sillen si intelektualë kur në pushtet është Berisha dhe si mercenarë kur atij ia zë vendin Rama? (Lapsi.al)

 

Godina e kryeministrise ne rikonsruksion. Poshte projektet e sheshit Nene Tereza ndersa ne foton e madhe antaret e forumit nga e majta ne te djathte Arben BiçokuArtan LameLedi ShamkuZef ÇuniDorian KoçiArtan Shkreli et Melsi Labi