• |
ide | kryesore

Deliri i “ZP” e shpall Shqipërinë qendër të Europës

I pakategorizuar
IMG_20150708_125341.jpg


Gazeta "Zëri i Popullit" ka kaluar sot cdo limit. Me rastin e vizitës së kancelares Merkel në Tiranë e më pas në Sebi e Bosnje, gazeta i ka harruar fqinjët tanë ballkanikë dhe e ka sjpallur Shqipërinë "qendër të vëmendjes së Europës". Po po ti hedhësh një sy të përditshmeve më të mëdha europiane e kupton se në qendër të vëmendjes është ndoshta Greqia, Gaza, Alepi në Siri apo dosja bërthamore e Iranit. Vetëm për gazetën që e ka parë për gjysëm shekulli vendin tonë si një fanar ndricues në Europë sot Shqipëria është në qendër të saj.