• |
ide | kryesore

Laura Vorpsi shfaqet super sexy në brigjet e Jugut

Arkiva, Paparazzi
laura 1.jpg


Rikthimi i ish-zëdhënëses bukuroshe të PD, duket vërtetë i parezistueshëm. Të paktën, për sa i takon verës me temperaturat e larta, dhe publikut që pret me padurim të shohë personazhet e njohur, buzë plazhit me bikini. Kështu, një nga femrat më të pëlqyera të politikës, e cila nuk i ka shpëtuar faqeve të para të suplementeve rozë, është vënë nën objektivin e Paparazzi të Lapsi.al. Laura Vorpsi është fokusuar këtë të premte në plazhin e Drimadhes-it, e shoqëruar nga familjarë të saj, mes të cilëve edhe shkrimtarja e famshme Ornela Vorpsi (e motra). 

Pas intership-it në Gjermani tek Partia e Kancelares Merkel (CDU), 28-vjeçarja është rikthyer sërish në bazë, teksa kryeson postin e drejtoreshës së Integrimit Europian në PD. Pedagogia e Juridikut duket se po kalon një periudhë 'single', pasi nën vëzhgimin tonë në plazh, përveç të afërmve, Laura u duk vetëm. A do të sjellë kjo verë ndonjë histori rozë për bukuroshen me bikini? Kjo mbetet për t'u parë.