• |
ide | kryesore

Më në fund, Rita Ora pranon titullin e Atifete Jahjagës

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Kanë kaluar gati tre vjet që nga shpallja “Ambasador Nder i Kombit”, i vetmi akorduar ndonjë personaliteti, por Rita Ora nuk kishte mundur “të pranonte” dekorimin e presidentes së Kosovës. Më në fund, duket se shqiptarja e famshme në të gjithë botën, ka gjetur pak kohë për të marrë përsipër këtë “detyrë” të re. Që nga viti 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, 24-vjeçarja ishte nominuar në faqen e Presidencës së Kosovës me këtë paragraf:

“Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka dekoruar Rita Orën me Medaljen Ambasador Nderi i Kosovës. Rita Ora është dekoruar nga Presidentja Jahjaga me rastin e 28 Nëntorit 2012. Dekorata asaj do t’i jepet në një ceremoni të veçantë, të organizuar në një rast të tjetër”.

Por vetëm sot, Rita Ora është njohur personalisht me atë titull që ndoshta më shumë se do t’i rëndojë mbi shpatulla, është një prestigj për të cilin duhet të ndihet krenare.