• |
ide | kryesore

Rita Ora kopjon Jonida Maliqin? Ledion Liço i vendos vulën

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Që Rita Ora dhe Jonida Maliqi janë të dhëna pas fashion-it, kjo është e ditur dhe askush nuk ka dyshime se këngëtaret janë ndër ndjekëset më absolute të tendencave të reja. Por se stili i tyre të ishte i ngjashëm, madje kopje e njëra-tjetrës, këtë, vetëm një sy “i stërvitur” mund ta evidentonte. Prezantuesi i TCH ka komentuar në foton e shqiptares së famshme në të gjithë botën, duke i treguar mikeshës së tij, mami Jonidës, se Rita në paraqitjen e saj të fundit e ka kopjuar. Komenti i Ledionit, duket se ka tingëlluar si kompliment për Jonidën, e cila i është përgjigjur me modesti mikut të saj.