• |
ide | kryesore

Sinan Hoxha i jep fund beqarisë, martohet në 27 gusht

Arkiva, Paparazzi
sinan.jpg


Sinan Hoxha i jep fund beqarisë. Në 27 gusht këngëtari i njohur do të martohet me të fejuarën e tij, Andrra. Sinan Hoxha do të kurorëzojë dashurinë me Andrrën, e cila është nga Kumanova por që jeton në Gjermani. Sipas traditave, Sinani do të shkojë së bashku me krushqit në Kumanovë, për ta marrë nusen e tij dhe për ta sjellë në Tiranë, raporton “Panorama Plus”.

Më pas ceremonia do të realizohet në në hotel luksoz të Tiranës me shumë të ftuar. Nusja do të veshë tri fustane, të cilat i ka blerë në Gjermani dhe Itali kurse Sinani do të veshë një kostum që e ka blerë në Suedi.

Mësohet se dasma do të ketë shumë të ftuar special si Sabri dhe Ermal Fejzullahu, Nora Istrefi, Rozana Radi, Zajmina Vasjari, Seldi Qalliu, Meda, Gjyste Vulaj, Shyhrete Behluli etj./