Ia kanë kujtuar sot atë që ka thënë në 20 vjet më parë. Në Srebrenicë u shpalos një parrullë ku citohej kryeministri aktual serb të kishte thënë se “për çdo serb, do të vriteshin 100 muslimanë”. Në rrjetet sociale ka qarkulluar edhe një prej fjalimeve të tij në parlamentin e atyre kohëve. Ai thotë sot se ato deklarata i përkasin së shkuarës, por muslimanët duket se nuk i kanë harruar masakrat.