• |
ide | kryesore

Enkel Demi: “Zarave të Bashës u them: hani M…”

Arkiva, Paparazzi
enkel-225x300.jpg


Enkel Demi ka shpërthyer ndaj atyre që i konsideron si zara të shefit dhe që rreagojnë pas të gjitha shkrimeve të tij kundër kreut të PD-së, Basha. Në qendër të sulmeve ka përfunduar edhe gruaja e tij, Mesila Doda, që është deputete e PD­-së, po ashtu për qendrimet e saj kritike. Ky sulm frontal ka bërë që Demi t’iu përgjigjet atyre, ashtu siç edhe thotë vetë, duke shkelur etikën.

“Kohët e fundit pas çdo shkrimi që bëj vë re që mungon polemika apo debati i mirëfilltë. Thjesht është organizuar një makinë sharësish, të cilët ose janë të currufjepsur nga trutë, ose njerëz të kompleksuar që u është stërvitur parakrahu duke parë televizor. Është dhe një kategori që lodhet, sepse merr mundimin të çelë profile kallpe, pa foto ose me foto vajzash që bëjnë seks on line dhe nga këto profile shajnë, mallkojnë, thurrin histori tradhëtish, lëvizjesh, por edhe skena pornografike. Nuk di përse këta tipa e tipe janë kaq të vluar dhe të zjarrtë për skena ku lirohet toka mbarë e prapë. Nejse, janë një tufë njerëzish të palumtur që i fut shefi ose zarat e shefit, ndaj më ndjeni për vulgaritetin, më ndjeni për mungesën e etikës, më ndjeni, por i them shefit, zarave të shefit, koqeve të kandarit, sharësve dhe dorëshkundurve: “A hani mut!!!”, shkruan ai.