• |
ide | kryesore

Rudina Magjistari nuk do ta nisë emisionin në Klan

Arkiva, Paparazzi
rudina m.jpg


Rudina Magjistari nuk do të jetë më në Klan. Por gratë shtëpiake duhet të qetësohen. Kjo do të jetë vetëm për pak kohë. Sapo ajo të përmbushë muajt e saj të para si nënë. Mendohet që Rudina ta rinisë emisionin e saj të pasdites në mes të sezonit. Rudina dhe njeriu i jetës së saj kampioni i kik-boksit, Xhavit Bajrami e shpallën pak kohë më parë se ata prisnnin një fëmijë vetëm pas një heshtjeje të gjatë. prezantuesja e ruante me fanatizëm sekretin e shtatzanisë së saj. Madje fillimisht ajo e përgënjeshtroi lajmin e dhënë në media. Ka qenë një shpërthim i vërtetë zemërimi i prezantues së njohur Rudina Magjistrai pas lajmeve të publikuara në mediat online por jo vetëm se ajo pret një fëmijë. Pas shtypi rozë shkruajti për këtë në faqen e saj në rrjetin social Facebook Rudina shkroi: “Une tani e mora vesh ç’qenka bere sot. Po si s’u lodhen me thashetheme keta njerez! Dhe si gjithmone, gazetat e marrin vesh para te zotit. Madje, madje edhe para se te ndodhe. Ç’muhabet!” Duket se Rudina ka patur replica me një prej komentueseve të cilën Rudina e ka fshirë më pas nga miqtë e saj. Pasi ka fshirë komentin ka shkruar: “E shkreta ajo toke qe te mban! Po facebooku im, jo njehere! Hajt Tung!”