• |
ide | kryesore

Eliza Dushkun e nxjerrin nga hoteli sepse do të vinte “OneDirection”

Arkiva, Paparazzi
cvdfg.png


Aktorja amerikane me origjinë shqiptare Eliza Dushku është detyruar të lëshojë dhomën e hotelit ku qëndronte prej gati dy muajsh pasi aty do të mbërrinte grupi “One Direction”. Dhe ata kishin prenotuar të gjithë katin. Dushku ka postuar foton e valixheve të saj në Instagram me mbishkrimin: “Mos u shqetësoni OneDirection, tani mund të keni të tërë katin ku unë kam qëndruar për dy muaj”. Aktorja 34 vjeçare kishte qëndruar në atë dhomë hoteli në Pittsburgh për dy muaj. /lapsi.al/