Ajo po shijon disa ditë pushimi pas angazhimeve të shumta në koncerte dhe në “X Factor”. Tani Rita Ora po bën pushimet e saj si një vajzë pa impenjime në Ibiza. 24-vjeçarja është parë të hënën në një jaht në shoqërinë e miqve të saj. Mediat britanike kanë postuar fotot e shqiptares nga Kosova dhe kanë bërë komplimente për linjat e saj. /lapsi.al/