• |
ide | kryesore

Bleona në spital, çfarë i ka ndodhur (foto)

Arkiva, Paparazzi
bleona ne spital.jpg


Këngëtarja shqiptare, aktualisht në Amerikë, e cila nuk ka lënë vend dhe rast pa postuar fotot e saj, herë duke bërë lajm e herë duke kërkuar të bëhet lajm, këtë herë ka përfunduar në spital. Bleona Qerreti nuk qenka mirë me shëndet.
Lajmin, si gjithnjë, e ka bërë të ditur vet ajo, më anë të një postimi në Instagram. 
“Pas studios, mbrëmjen e kaluar unë kam nxituar për në spital. Ndonjëherë duhet ta dëgjojmë trupin tonë. #Puna e shumtë, rraskapitja, #jeta në aeroplan”, shkruan këngëtarja në tekstin që ia ka bashkangjitur fotografisë.
Ajo ka postuar një fotografi e shtrirë në spital, por nuk bëhet fjalë për diçka shumë serioze. Bleona thjesht është lodhur me angazhimet e shumta. Bleona, puno më pak dhe argëtohu më shumë sepse mezi të kemi!