• |
ide | kryesore

Armina Mevlani i përgjigjet Sadije Berishës?

Arkiva, Paparazzi
11831463_10204127977589970_1544442703_o.jpg


Pas lajmit se ish-bashkëshortja e Shkëlzenit "vodhi" Mary-n, kalin që "braktisi" tek Panto pas largimit për në Suedi, duket se ka ardhur dhe reagimi i partneres aktuale të djalit të ish-kryeministrit Berisha. Armina Mevlani ka postuar në llogaritë e saj në rrjetet sociale një foto me Zenin, shoqëruar me një mesazh dashurie.

Por, ashtu si edhe Sadija në komunikimin e saj në facebook, të gjithë rrugëtimit me kalin Mary për ta dërguar në shpi, e përshkroi në gjuhën angleze, me të njëjtën "monedhë" ka reaguar dhe ish-miss Albania. Armina Mevlani shprehet e dashuruar me partnerin e saj, i cili sipas saj, i ka mësuar ç'është dashuria.

Kjo përgjigje duket se i drejtohet më shumë Sadijes dhe publikun që është marrë sot gjithë ditën me "rrëmbimin" e kalit, se sa me vetë Shkëlzenin të cilin e ka në krahë dhe ndjenjat mund t'ja përcjellë në intimitet./Lapsi.al/