• |
ide | kryesore

Sadije Berisha i merr kalin Shkëlzenit: Tani do vrapojë i lirë (FOTO)

Arkiva, Paparazzi
01.jpg


Ish-bashkëshortja e Shkëlzen Berishës ka ardhur në Tiranë për të marrë kalin, të cilin djali i ish-kryeministrit të Shqipërisë nuk pranonte t’ja jepte. Sadije Berisha e ka njoftuar vetë në Facebook udhëtimin e saj nga Suedia për në Tiranë. Ja cfarë shkruan ajo:

1 Korrik, nisa udhëtimin tim me makinë për në Shqipëri që më në fund pas shumë viteve pritjeje dhe shprese duke u marrë me arrogancën, neglizhencën, dhe më të keqen e të gjithave mungesën e ndjeshmërisë, arrita të bëj atë cka shumë njerëz më kanë thënë që smund ta bëja asnjëherë.

Mora hua një trailer kuajsh dhe u nisa drejt Tiranës, ngarkova kalin tim Mary dhe vazhdova rrugën…

Nuk qe një rrugë e thjeshtë dhe nuk është dicka që e rekomandoj pa pasur një durim prej celiku ( durim derri) Por do ta bëja përsëri për të mbajtur premtimin ndaj Mary dhe ti jepja asaj një jetë më të mirë.

Ne tani kemi mbërritur në Gjermani rrugës për në Danimarkë, Suedi dhe drejt shtëpisë në ishujt e kripur. Mary do të kuptojë për herë të parë në 8 vite cdo të thotë të vraposh e lirë në fusha të gjelbërta”, shkruan Sadija në rrjetin social./Lapsi.al

v