• |
ide | kryesore

Renato Mekolli përgënjeshtron pjesëmarrjen në “Dancing With the Stars”

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Shefi i njohur i gatimit edhe pse gjysmën e vitit e kalon në Greqi, duket se nuk i humb asnjëherë lidhjet me zhvillimet që ndodhin në vendin ku popullariteti dhe emri i tij është në rritje. Kështu, pas lajmeve të publikuara nga portalet PR (pi-ar) të spektaklit DWTS, që shkruanin se Renato kishte konfirmuar pjesënarrjen si konkurent në show-n e kërcimit, ka ardhur dhe reagimi i shef Renatos. Në postimin në IG, ka sqaruar të gjithë ndjekësit se këto lajme “ekskluzive”, sipas të cilave ai ka braktisur ofertën e Vera Grabockës për Holta Dulakun, nuk janë të vërteta. Për ndryshe, këtë sezon të ri Renato Mekolli po përgatitet t’i kthehet punës për programin “Master Chef” dhe hapjen e shkollës së gatimit “AGA”.