• |
ide | kryesore

Pas kalit, edhe macja e Sadijes mbërrin në Suedi

Arkiva, Paparazzi
sadije macja.jpg


Pas një udhëtimi të gjatë edhe macja bardhoshe e Sadije Berishës ka mbërritur në Suedi. Pak ditë më parë, këtë rrugë nga jugu i Europës drejt veriut të ftohtë e ndërmorri edhe kali i ish gruas së Shkëlzen Berishës. Tashmë një pjesë e konsiderueshme e kafshëve shtëpiake (qeni i takon Shkëlzenit sipas Sadijes) kanë lënë Shqipërinë për një jetë tjetër në Suedi.
Fati i këtyre kafshëve ndryshoi papritur pas divorcit mes Sadijes dhe djalit të ish kryeminstrit Berisha. Pas shumë përpjekjeve, tashmë ato gjenden në Suedi. Në një foto të postuar sot në rrjetet sociale, Sadije Berisha shkruan se është e lumtur me ardhjen në shtëpi të maces së bardhë. "Tani familja jonë është e plotë përsëri", thotë ajo me entusiazëm. /lapsi.al/