• |
ide | kryesore

Policia, kontroll në kufi gazetarëve të Agon Channel

I pakategorizuar
agon lista.jpg


Një listë me rreth 200 emra, të gjithë punonjës të Agon Channel i është shpërndarë pikave të kalimit kufitar në të gjithë Shqipërinë, shoqëruar me një urdhër gojor për të kontrolluar imtësisht secilin prej tyre në hyrje- daljet e mundshme nga vendi. Ndonëse mbi punonjësit e Agon Channel nuk ka ndonjë akuzë apo hetim, ata do t'i nënshtrohen një kontrolli selektiv, që përbën sheklje të lirive dhe të drejtave të tyre.
Nuk dihet nëse këtë masë të padëgjuar e ka kaëkruar prokuroria apo segmente të qeverisë me urdhër nga lart, por fakti që për këtë nuk ka një njoftim zyrtar dhe lista është shpërndarë në mënyrë të dyshimtë, përbën një skandal për të cilin të paktën ministri i Brendshëm duhet të japë një shpjegim. A është në dijeni pra Sajmir Tahiri për këtë listë kontrolli që të sjell ndër mend kohët e dikurshme të selektivitetit? Nëse po, ku e ka mbështetur një kërkesë të tillë dhe nëse jo, kush vepron mbi policinë pa dijeninë e tij?
Sipas burimeve nga policia, ky urdhër gojor për kontroll ka të bëjë me faktin se mos ndonjë nga punonjësit e italianit Françesko Beketi, i shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare, mund të kalojë dorazi para në kufi. Siç dihet prej gati katër muajsh, gazetarët e Agon nuk kanë marrë pagat e tyre.
Në listën e shpërndarë mësohet se ndodhen emrat e të gjithë punonjësve të Beketit, duke nisur që nga Fatos Lubonja, Andi Bejtja, Sonila Meço, Adi Krasta, Afrim Krasniqi, Saimir Kodra, Genti Zenelaj dhe emra të tjetër të njohur që punojnë në këtë media.
Disa ditë më parë, Gjykata e Tiranës nuk lejoi që të zhbllokoheshin disa llogari bankare që punonjësit të paguheshin, për shkak se u janë bllokuar të gjitha llogaritë nga frika se mos dikush nga ata bën transferta. Prokuroria e akuzon Beketin për pastrim parash dhe evazion fiskal dhe për këtë arsye e ka shpallur në kërkim. /lapsi.al/