• |
ide | kryesore

Rita Ora kërkon te sjelle X Factor UK ne Tiranë

Arkiva, Paparazzi
ritaaaa.jpg


Rita Ora u ka kërkuar producentëve të X Factor në Britani që një pjesë e saj të regjistrohet në Shqipëri. “The Mirror” shkruan sot se burime të gazetës kanë saktësuar se dëshira e këlngëtares shqiptare është që një prej pjesëve ku talentet shkojnë në shtëpitë e anëtareve të jurisë, pjesë e të cilit është edhe Rita Ora, ajo të përdorë Pallatin e Brigadave si rezidencë të saj. Sipas këngëtares kjo ka qenë rezidenca e Mbretit Zog. Gazeta tregon edhe historinë e mbretit Zog, largimin  tij nga froni në vitin 1939 dhe udhëtimin e tij në Europë. Sipas një burimi pranë këngëtares, Rita ka për qëllim të bëjë të famshme në Britani edhe kulturën shqiptare për të cilën ajo është krenare. Gazeta citon se ajo është ambasadore nderi e Kosovës.

“Për momentin producenti Simon Cowell nuk ka vendosur ende por po e shqyrton propozimin Rira Orës. Në një prej pjesëve gjyqtarët e produksionit do të duhet të dëgjojnë grupet në rezidencat e tyre në performanca LIVE. Kjo do të kërkojë transmetim satelitor në studiot e Londrës. Ajo që ka stepur deri tani producentët është se ky transmetim mund të ketë probleme pasi nuk mund të përhapen në zona të ndryshme të botës. Është një transmetim LIVE dhe ka një sërë teknikalitetesh për tu plotësuar”-tha një burim i X Factor për “Mirror”. /lapsi.al/