• |
ide | kryesore

Alketa Vejsiu i jep leje Rita Orës të vijë në Shqipëri

Arkiva, Paparazzi
11903342_839975139432377_1223349725_n.jpg


Lajmi se këngëtarja e famshme Rita Ora i ka kërkuar producentit dhe krijuesit të X Factor, Simon Cowell, të xhirojë serinë e saj të Vilave në Pallatin e Mbretit Zog në Tiranë, u deformua nga mediat shqiptare deri aty, sa disa prej tyre dolën me tituj bombastikë si: X Factor Uk do të mbahet live nga kryeqyteti shqiptar. Por, kur asgjë nuk është konfirmuar dhe raporti i botuar në "The Mirror", fliste pikërisht për një nga fazat e këtij talent show, producentja dhe prezantuesja e X Factor-it shqiptar, duket se ka përfituar nga zhurma mediatike, për të dalë me një deklaratë sa qesharake po aq edhe naive. 
 
Në revistën e saj online "Revista Class", Alketa Vejsiu ka marrë përsipër një rrol të vështirë. 32-vjeçarja, nën petkun e producentes së versionit shqiptar të X Factor, duket se i ka tejkaluar kompetencat duke thënë: 
 
“Po, Rita Ora mund të vijë në Shqipëri, por vetëm për të xhiruar një seri të X Factor UK, atë të Judges Villa ku ajo do të zgjedhë 4 finalistët me të cilët do të shkojë në Live Shows. Shumë shpejt do të kemi nga producentët e kompanisë mëmë një konfirmim”. Kjo deklaratë e Vejsiut duket si ato euforzmat që e kapin në skenë gjatë prezantimit, kujtojmë, "pa smartphone, jeta jote nuk ka kuptim"./